Rreth nesh
Cfare eshte AlbDevNet
AlbDevNet lind si nje ide per te krujuar nje vend ku programatoret shqiptare, dhe ata qe duan ti afrohen kesaj bote, te mblidhen.
Qellimi eshte te krijojme nje staf te afte dhe te pergatitur per te krijuar nje portal me informacione qe t’i pergjigjet kerkeses dhe nevojes se perdoruesit profesionist fillestar apo thjeshte kurioz mbi boten e informatikes.
Ky portal do te kete arritur qellimin e tij vetem nese arrin te afroje ne nje vend tere specialistet shqiptare mbi I.T. e nese arrin te sherbeje si nje vitrine ku biznesi dhe realitete e tjerat shqiptare apo jashte te gjejne e kontaktojne burimet e vendit per projekte apo thjesht informacion.
Ky sit lind si nevoje e mbushes se nje boshlleku ne internetin shqiptar, ku te flitet mbi teknologjine e mbi te gjitha kjo te behet shqip, pasi edhe ne kemi kapacitetin dhe zotesine te zhvillojme software e sisteme bazuar mbi tekonologjite me moderne, qe sadopak do te ndikojne ne zhvillimin dhe te ardhmen e vendit tone.
Kemi parasysh veshtireseit qe mund te hasim ne fillim, duke nisur nga indifernca qe karakterizon ne pergjithesi shqptaret, tek targeti relativisht i ulet i personave qe u drejtohet ky portal , por duke qene se informatika eshte pasioni yne, kjo sfide per ne behet akoma me e bukur dhe ju premtojme se me seriozitet dhe vazhdimesi do te ecim perpara.
Si funksionon
AldDevNet eshte i strukturuar ne dy pjese, portali informativ, me artikuj dhe tutoriale, dhe forumi, ku te gjithe mund te shkruajne per tu njohur apo per te zgjudhur probleme te ndryshme qe kane lidhje me informatiken. Forumi shpresojme qe te sherbeje edhe si “shkolle” per te gjithe te rinjte e apasionuar qe duan te behen specialiste ne nje fushe te caktuar, duke mesuar nga eksperienca e “me te vjeterve”.
Qellimi i ketij projekti nuk eshte fitimi, ne asnje forme, por do te ishte e bukur sikur nje dite ky sit te ishte ekonomikisht autonom, per kete arsye ne kete faqe do perdorim ndonje forme (jo invazive) reklamimi.
Teknologjia eshte e bukur ne tere sfumaturat dhe rrymat e saj, nga opensource tek softwari proprietar tek ai eksperimental e tek ai i prodhmit, do te mundohemi ndaj te perballim secilin nga keto realitete.
Projektet
Nje hap i dyte, qe mund te beht nje dite, mundet te jete krijimi i projekteve te ndryshme autonome, per te krijuar software qe mund ti sherbeje komunitetit, e tere shoqerise ne pergjithesi, duke bere te mundur punen ne grup mes antareve te portalit dhe stafit.
Duam te evitojme
Duam te evitojme qe ky si te behet si ai koteci, ku gjelat fryhen dhe mbyrren se kush eshte me i miri apo me i zoti, jeni te gjithe te mire dhe te afte, por asnjeri nuk mund te dije gjithcka e ate qe nuk di sot, mund ta mesosh neser, e AlbDevNet sherben pikerisht per kete.
Rruga qe kemi marre eshte e gjate dhe e veshtire, do te donim qe te na thonit hapur kritikat, sugjerimet apo thjeshte mendimin tuaja mbi ate qe funksionon e ate qe nuk funksionon ne kete portal ne menyre qe te mund te ndryshojme per te arritur ate qe duam ne menyren me efikase.
Ky projekt nuk i perket nje personi, nje grupi apo nje klani te caktuar njerezish, po eshte e vertete qe ka lindur nga nje grup informaticienesh, studentesh qe njihen mes tyre, por qellimi eshte qe ky qark te rritet dhe ti kaloje kufijte e njohjeve personale, sepse dituria dhe teknologjia i perkasin te gjitheve.
Faleminderit per prezencen tuja ne kete faqe, shpresojme qe te rrini sa me gjate me ne, te beheni pjese e ketij portali dhe ju urojme lexim te kendshem.



Komentet e fundit